Çaste poetike me poeten:-Lubi H. TOTA
Sytë e tu flasin me mua !
——————————————–
Sytë e tu flasin me mua
Me shikim të përvëlojnë,
Dashurinë e ruajn përbrenda
Asnjëherë nuk e tregojnë .
Sytë e tu unë i lexoj .
Ska nevoj me fol aspak
Me shikimin që përcjellin
Dashurojnë dhe pse jan larg,.
Ata sy që shumë i dua.
Ma kthejnë dimrin në pranverë
Dhe pse kurrë s’folën me mua,
Ti shikoj veç dhe njëherë.
Eca rrugës nëpër mbrëmje,
Ai shikim më shoqëroi,
Kurrë nuk fola me hamëndje
Ata sy i dashuroi,
Sytë e tu m’sjellin pranverën
Dhe nga gjumi shpesh më zgjojnë
A veç unë apo dhe të tjera
Sytë e tu i dashurojnë.
Falmi sytë ta pushoj lotin,
Dhe shikimin falma mua,
Sikur krejt t’ma falin botën,
Unë do zgjedh dy sytë e tua.
/www.QendraPress.com/