Çaste poetike me poeten;Vjollca ALIU
OJ HËNË
—————-
Oj hënë,
nëse të shikoj
e flas pa zë,
a do t’më kuptosh?
Je gjysmë ti,
e të plotë s’e kam zemrën
as unë,
i ngjajmë njëra-tjetrës…
Oj hënë,
kur e plotë shfaqesh,
sikur ia vjedh buzëqeshjen vashës,
aromën ia rrëmben manushaqes,
kanarinës ia merr melodinë
e njerëzve u jep dritë për dashurinë.
Oj hënë,
sa vargje thura
nën dritën tënde,
u bëre bisht i penës sime,
ndritte vargu e rritej vrulli,
ti dhe unë, bashkë,
falnim veç gëzime.
Oj hënë,
të kërkoj edhe kur s’del,
lotët e buzëqeshjen
për ty i ndërthur,
e vetme, por jo pa ty,
n’pëlhurë më del plot nur,
unike, e imja pikturë.
/www.QendraPress.com/