Përurohet çerdhja e re në lagjen ‘’Ortakoll’ për 160 fëmijë
Me një ceremoni solemne sot është përuruar çerdhja e re në lagjen’’Ortakoll’’ të Prizrenit, në këtë ceremoni morën pjese ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, zv ministri Arsim Ademaj, kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj ,drejtoresha e arsimit në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj , deputetë të Parlamentit dhe përfaqësues të çerdhes ‘’Zambaku’’ . Pas vizitave të hapësirave moderne dhe sipas standardeve ministrja Nagavci tha se sot po përurojmë këtë çerdhe që është financim i ministrisë me vlere mbi 5oo e 80 mijë euro, u këtu do ta kenë mundësinë të jenë me qëndrim ditor 160 fëmijë. Pyetjes tonë se a po mendohet edhe pa mundësin e krijimit të vendeve të reja punë , pasi po përurohet ajo sqaroi se tashmë disa here ministria je mi takuar për këtë mundësi dhe besojmë se do të krijojmë edhe mundësi punësimi sipas kushteve buxhetore tha ajo.
Kryetari Totaj sot ishte edhe me i entuziazmuar sepse pati ditëlindjen dhe kjo çerdhe ia uruan ditëlindjen më një tortë, Kurse ai tha se sot, jemi këtu dhe dua të them se Komuna e Prizrenit është për një bashkëpunim me qeverinë në interes të prindërve dhe pastaj vazhdoi
Drejtoresha e DKA në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj ka uruar prindërit dhe fëmijët që tashëm edhe në Prizren do ta kenë mundësinë për të pasur qëndrim ditorë 160 nxënës me kushte të mira qëndrimi.