Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Arsinoi Zengo KALLCO

DHIMBJE, DASHURI

————————————–

Më jep o zot pakëz fuqi

Më jep atë fuqinë të duroj dhimbjen

Në kohë të mjegullt dhe me shi

Të mundem të qaj por zërin ma fshi!

O zot ku je ti kur unë kam nevojë

Afër meje të dua futur thellë në shpirt

Zot më jep durimin kur atë nuk e kam pranë

dhimbjes ti vë një gur për së gjalli!

Më jeto o zot dashurinë tënde dua

Ai nuk mundi të duroj më kohën

Dëshirat e tij u zbehën nuk mundi

Unë e doja o zot por koha e tij s’mundi!

Thuaji o zot se unë po vdes për të

Njerëz mbi mua janë mbledhur

Më pyesin moj vajzë vallë ç’farë ke?

Zot i imi ç’farë i the për mos i trembur?!

E dua o zot më ndje mua ti

nëse kam faj më fal

Ai nuk diti të dashuroj si unë

Kurrë nuk i vë faj…

Një shpirt si unë në qoftë pranë

I uroj të ketë dashurinë në shtrat

Por unë jo më s’do jem për të

Në shpirt jam djegur jam tharë!

Dashuria ime ti të doja si e marrë

Të prita ndër vite ku ishe vallë?

Aromën tënde nuk e mbaj mënd

Tani doja të kisha por ti nuk je më!

Pseeee vallë ?!

/www.QendraPress.com/