Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Zoica Gjolli POPI
DHJETORIN
——————-
Sa e desha Dhjetorin
nëpër mesnatë po vinte
në qiellin e errët
në dyndje resh
të përhimëta në zbardhje
në lëkundje shtrojash.
Rendnin … sa rendnin…
Dy yje u zbuluan
mes bardhësisë në zhdukje
farfuritnin
dridheshin.
Qeshnin … sa qeshnin…
Në profeci figurash
që s’donin ta besonin
hëna u fsheh e turpëruar
nga lakuriqësia e pemëve
plotësisht të zhveshura.@
Mërdhinin … sa mërdhinin
Një melodi e largët
e pazakontë
e trishtë
e përmallshme
e magjishme
shkriu ujin e ngrirë
të një burimi.
Etje … sa etje…
Nga dy buzë
në formën e puthjes
më të ëmblës puthje
mbetur në dëshirën e shpirtit
Sa e desha Dhjetorin
në zjarrin e ndezur.
Erdhi… sapo erdhi.
/www.QendraPress.com/