Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Mark GJETJA

Fund Viti në Perëndim.

—————————

Qyteti i ftohté ndezë dritat shumëngjyrëshe,

me fytyra të zbehta mé ngjajnë ketë naté,

trotuare ku rrahën nga këmbësore té ndryshëm,

e lypsaré të shtriré duart duke zgjaté.

Turistë restoranteve këndojnë duke piré,

Mish té pjekur kundërmonte era,

kishat përballë me mure té nxiré,

nga kolore i ngjyrave ndryshonte atmosfera.

Me muzikë argëtuese shoqërohen turistet,

shëtisin e bëjnë foto ne kishat e vjetra,

festë e krishtlindjes,né këtë fund viti,

një pemë e zbukuruar me dhjetëra metra.

Prostituta në rrugë dridhen nga të ftohtit,

të dhunuara nga makro që mbledhin paratë,

me kofshé zbuluar,e gjinjtë jashtë gjoksit,

vrapojnë mbas veturave té shiten çdo naté.

Burokrate që i zë gjumi nëpër zyra,

ca té tjerë hyjnë e dalin si miq té pa ftuar,

as nuk skuqen ,as nuk ju zverdhet fytyra,

ka vite që popujt janë duke mashtruar.

Për zyrtarë në perëndim nuk vuajnë,

mbushe asistente në çdo zyrë,

me taksa paguhen, e taksa s’paguajne,

kriza në fyt popujt ka mbërthyer.

Hallet janë shtuar,varfëria është pllakosur,

njerëz té pafajshëm ndëshkohen çdo dité,

dikush mbi para flené i parfumosur,

e dikush s’ka buké té ushqejé fëmijët.

/www.QendraPress.com/