Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Jahja LLUKA
EH!…
——————–
Eh!…
Sa shumë ditë kaluan
Sa shumë kohë s’jemi parë
Sa shumë jam mërzitur
Sa shumë zemra po vuan
Sa shumë malli më ka marrë
Eh!…
Sa shumë ju dua
Sa shumë ju përqafoj
Sa shumë ju ledhatoj
Eh!…
Sa shumë pres ditën e lirisë
Sa shumë do gëzohem
Sa shumë do këndojmë
Përjetë së bashku do qëndrojmë
Eh!…
/www.QendraPress.com/