Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Merita GRUDA
Ja, nisi dhe shiu..
———————.
këngë e mbetur përgjysmë humbi dita
mbi majat e plepave, e verdha
kërkon ta mbajë edhe pak vjeshtën,
por zuri shi…
toka pret gjethet e plakura
pas krahëve të thatë të pemës
era shkarravit një qiell të përgjumur,
gri
/www.QendraPress.com/