Çaste poetike me poetin;-Gëzim AJGERAJ
Anemia e ikjes
————————————
U dogjën pritjet kthimet s’u panë
Shkuan e vajtën ikjet e më s’u kthyen
Me nga një strajcë ëndrrat ngarkuan
Me mallin ikën e mall u bënë
Ajo që iku s’u kthye më
Koha që rrodhi iku pa ta
Pritje e zjarrmishte ikja u bë
Mbeti tek porta malli s’ìu nda
Një çast nuk rrodhi një orë e mirë
T’i thirr pendimit kthimet të kthehen
Është djegur mallit thellë mallkimit
Me ikjen mbeti harruar harrimit
Vjeshtë, 2021, Zvicër
/www.QendraPress.com/