Çaste poetike me poeten;- Blerina Çifliku BEHARI

KALENDAR

—————–

Shpreh një dëshirë

dhe sytë ndal në tempullin e Dodonës,

Udhëtoj me erën, prek lule akaciesh.

Eci në fijen e jetës

lëkundur si e marrë,

trishtimin e ngjyej me të kuqe ylberësh.

Vrapoj nëpër ëndrra e shkujdesur

në kthina stepash me gazela…

me orët që nuk ndalin pa e prekur etjen.

Me muaj që lodrojnë,

rreth kalendarit me ditët e fshira

iku dhe ky vit si një shpirt i harruar.

/www.QendraPress.com/