Fryma poetike e se dielës me poetin;-Feim BLLACA
DASHURI E PAMORT
————————————-
Ç’të bëj për Ty?!
Ta marrsha të keqen!
T’u bëfsha kurban!
T’u bëfsha strehë mbrojtëse!
T’u bëfsha ilaç i çdo plage!
T’u bëfsha pranverë në lulëzim!
Më thuaj të lutem……?!
Ç’të bëj për Ty ?!
T’u bëfsha dritë e pambaruar!
Dashuri e përjetshme.
që nuk ka fillim,as mbarim!
Ti simbol i pavdekësisë
Dritë që na ngrohë shpirtin
Çkado që bëj për Ty më duket pak.
Ç’të bëj për Ty?!
Dashuri e pamort.
/www.qendrapress,com/