Çaste poetike me poeten: Natasha ILIA
UNË PO SHKRUAJ NJË KËNGË..
————————————————-
Melodia rrëshqet si dritë..
Mendohem e shkruaj një këngë..
Në mesnatë ..akoma. s’ka gdhirë..
Veç një yll që shkëputet shoh duke rënë.
Nata është e pagojë e pafund..
Zjarri ndez ëndrrat në kraharor,
Një lavjerrës ore kohën përkund..
Frymëzimi shpërthen si metohor..
Në qiellin e hapësirën pa kufi..
Një yll ndriçon mahnitshëm..
Në heshtjen e natës me mall e dashuri,
Zemra shkruan këngë këndon çuditshëm…
/www.QendraPress.com/