Çaste poetike me poeten:Nasia XHEMALAJ
Në një vagon e gjithë bota.
——————————————-
.Gjatë udhëtimit në një vagon
sytë detajeve më humbën,
e në s’doja ato janë si flutura,
në një botë të tërë më përhumbën.
Çudi e madhe më thanë,
kjo vajzë si skulpturë e skalitur,
me xhinkset nga kofsha në thembër,
sikur rrufeja retë grisur.
Pastaj bisedoja nën zë,
është koha ,moda ,mosha,
doja ti ngjisja një gjë,
por sytë më mbinë te kofsha.
Treni ndaloi për një çast,
e hynë të tjerë pasagjerë
ca djemë që gajaseshin në gaz
dhe xhamat u drodhën në erë.
Me shuplaka qëllonin njëri -tjetrin,
e shaheshin ashtu si tu vinte,
lojë budallenjsh thashë,
dhe sytë më tutje më vinin.
Në sendilen përballë tyre,
ulur një vajzë simpatike,
sytë nuk i ngriti asnjë çast,
e gishti mbi telefon i rrëshqiste.
Për stacionin tjetër të zbrisnin,
gati, një çift i moshuar,
i shoqi i dha dorën të shoqes,
dhe ikën si dy të dashuruar.
Dhe hyri një tjetër çift,
që s’kishe nevojë ti lexoje
e puthte ai e putheshin të dy,
dhe ajo dorën mbi qafë i lëshonte.
U ra me brryl një lypës,
që kërkonte pak lëmoshë,
shkun ca sendile më tutje,
të luanin skenarin më hollë.
Hynë e zbritën pasagjerë,
ç’të pikturoje më parë,
një zonjë me këpucë të kuqe
me shallin si muzgjet në zjarr.
Por sytë më ranë mbi një libër,
që ngulmuan ti shihnin titullin,
një vajzë e mbante në duar,
më erdhi stacioni papritur
/www.QendraPress.com/