Përurohet varrezat e martirëve në Krushë të Vogël, 60 varre të hapura presin eshtrat e të pagjeturve
Familje të martirëve të Krushës së vogël , kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj , drejtori i administratës Edin Shehu dhe shumë të tjerë , sot, u mblodhën tek varrezat e martirëve në Krushës së vogël, për të bërë përurimin e këtyre varrezave që është projekt i Drejtorisë së Administratës dhe kryetarit Shaqir Totaj. Lidhur me këtë projekt kryetari Totaj ka theksuar se nëse e harrojmë historinë ajo mund të në përsëritet. Prandaj, jemi duke punuar shumë në këtë drejtim që të rikujtojmë së pari gjakun atyre që e sollën këtë liri dhe pastaj vazhdoi
Drejtori Edin Shehu, tha se ky ishte një projekt i nisur po i mbetur pa kryer, me të ardhur ne në qeverisë e morën si prioritete këtë projekt,sepse jemi të vetëdijshëm se gjaku u martirëve ka bërë që sot ta kemi këtë liri., Këtu tani jenë të ndërtuar 113 varreza, por që fatkeqësitë 6o varreza ende janë boshe dhe janë në pritje të eshtrave të martirëve të pagjetur,
Shkelzen Hajdari , kryetar i fshatit Krushë e vogël falënderoi kryetarin Totaj drejtorin Shehu dhe tha se kjo brengë e madhe këtyre banorëve sotëm u rikthye si kujtim. Por,dua të falënderojë komunën që tani janë këtu të ndërtuara 113 varre dhe e di se ky projekt ua lehtëson shpirtin këtyre banorëve,por ende janë 60 varre të hapura dhe presin që të rikthehen eshtrat e të kenë familjarët se ku tani vendosin një lule e tu qajnë më të afërmit e tyre
Kurse Fatime Shehu e cila ka humbur dy bijtë e vetë bashkëshortin dhe tetë anëtarë të familjes me brengë të madhe pohon se ishin serbët vendor që na bënë gjithë këtë kujë e gjithë këtë dhembje
Tani banorët e Krushës së vogël falënderojnë komunën për ndërtimin e këtyre varrezave dhe apelojnë tek qeveritarët që të bëjnë më shumë për të pagjeturit që këtu 60 varre ende presin eshtrat u flijuan për lirin e Kosovës.