Çaste poetike me poeten: Margarita Llapushi ZENELI
Për një çast
—————————–
Për një çast
Shpirti im u vesh
me një pëlhurë të bardhë,
u ngjyros nga drita jote.
Ishte e qetë ajo ngjyrë,
si një mëngjes që fliste me lulet.
Hojet e zemrës u hapën,
një ëmbëlsi e fshehur rridhte mjaltë,
si një lumë yjesh
që kërkojnë oqeanin e një përqafimi.
Ti, simbol i ditës,
dritë që thyen akullin,
dhe bora – oh, bora,
erdhi si premtim i një miqësie,
veshur me bardhësi,
me zemër të bukur
me krahë si të një dallëndysheje në fluturim.
Se di…
ndoshta ishte era që foli,
ose koha që solli një grimcë lumturie
e unë për një çast,
u bëra dritë në ngjyrën tënde.
/www.QendraPress.com/