Çaste poetike me penën e re :Drilon MUJOTA Nx i kl VIII


Arkivoli i Vjetër

————————-

Arkivoli hesht,

por s’është bosh,

në drurin e tij,

kujtimet mbajnë peshë.

Një zemër që rrahu,

një zë që këndoi,

 tani si puhizë në amshim jetoi.

Nata shtrihej si vdekja pa fund,

mjegull e hollë si fustan nusërie.

Brenda tij hesht një botë e tërë,

ëndrra të thyera,

shpresa të lëna në terr.

Ai nuk është fundi,

por një prag,

ku jeta largohet si gjurmë

në rërën e bardhë.

Arkivoli i vjetër,

një shenjë na lë:

“Pas çdo errësire,

drita gjen strehë.

/www.QendraPress.com/