E diela poetike me poeten; Sanie Tushi ROKAJ
Perceptim.
———————————–
Në të dalë të fshatit .
Një shtëpi me lule
Në krah të një pylli
Në krah të një lumi !
Kur hedh sytë nga mali
Me dëborë mbuluar
Më poshtë një burim
Me ujë të kulluar .
Në një shesh të bukur
Mbushur me sorkadhe
Bilbilat vinë rrotull
Zogjtë hedhin valle
Sytë lëshojnë shikime
Plot imagjinatë
Mendimet shkëputen
Nga rruga e gjatë.
Percepton mes mjegull
Koha që kalon
Pjesë e zemrës sime
Fjala në stacion.
Se në këtë botë
Jemi kalimtarë
Dega përmbi diell
Do lëshoi lastarë.
Të gjithë kujtimet
Hidhi në ditar
Mos i le të kyçura
Brenda në sirtar.
Kujto vitet plot me ëndrra
Më të bukurat kujtime
Tani flet si gjyshe e ëmbël
Vjetruar në udhëtime.
Ashtu ku kaluam derte
Të lodhura shumë e shumë
Kështu ish i gjithë mileti
Plot me strese dhe në gjumë .
Koha kalon dhe me hile
Dhe pa hile nëpër fletë
Po me hile të vërtetës
Mos ja bë kurrë në jetë.
Duke ecur dalëngadalë
Thur vjersha kur je mërzitur
Mere vargun mbaje në krahë
Jeta të mos jetë venitur .
Dil tek shtëpia që lamë
Atë që thamë nga fillimi
Dil tek bregu i fildishtë
Ku ja thotë këngës bilbili .
/www,QendraPress,com/