E diela poetike me poeten;Lavdije HOXHA
Si erdhëm ashtu do ikim !!
××××××××××××××××××××××
Në këtë tokë të bekuar,
Erdhëm engjëll të padjallëzuar,
Dalëngadalë duke u rritur,
Fillojë djalli me na nxitur
Të gjithë Zoti i bekojë,
Jo të gjithë, djalli i mashtrojë
Disa në zemër, kanë mirësi
Që falin shumë, dashuri
Asgjë nuk sollëm, kur erdhëm në jetë,
Asgjë s’do marrim kur të ikim, në botën e vërtetë,
Jeta është, një udhëtim i pashpjeguar,
Lindëm u rritëm, dhe po plakemi,
Asgjë nuk kemi kuptuar.
Jeta është shumë e bukur,
Duhet të dish , që ta jetosh,
Çliroje shpirtin, hape zemrën,
Me mirësi njerëzit, ti gëzosh.
Shumë luftojnë për pasuri,
Të pangopur nga çdo anë,
Përse nuk mbjellin mirësi ??
Të ndriçojnë botën anembanë.
Më vjen keq për disa njerëz,
Pasuri t’madhe kërkojnë,
Kur të largohen nga kjo jetë,
Pasurinë,vallë ku do ta çojnë ??
Pasuria s’të bën të pasur,
Qofsh i pasur,miliarder,
Je më i varfëri i tokës,
Kur e ke shpirtin zeher.
/www,QendraPress,com/