E diela poetike me poeten;Ramije UKAJ
DHIMBJE E FSHEHUR
———————————-
Gjithë natën pa gjumë
Dëgjoj dhimbjen e fshehur
Nën jastëkun e lutjeve
Rënkon për ëndrrën e humbur
S’di cila dhimbje dhemb më shumë
Për ujëvarën e Korishës
Për gurgullimën e Lumëbardhit
Për gurët e kalasë
Për currilat e Shatërvanit
Për urën me dryna
Për Lidhjen e Prizrenit…
Të gjitha këto
I kam lidh me një emër
Janë kryefjalë e dhimbjeve të mia.
/www,QendraPress,com/