E diela poetike me poetin;Murtez ASLLANI
ÇANTA E RËNDUAR
———————————
Fëmijët shkojnë në shkollë
gjithçka për të mësuar,
por çantën me libra
shumë e kanë t’rënduar.
Në secilën çantë
libra e fletore plot
edhe n’klasë të parë
që s’mund ta çojnë dot.
Duhet prindërit
fëmijët n’shkollë t’i çojnë,
se çantat e rënda
kurrizin ua dëmtojnë.
Është folur e përfolur
që disa vjet
që çanta e rëndë
të jetë më e lehtë.
Ku janë përgjegjësit
e arsimit tonë,
që për fëmijët tanë
më shumë të mendojë.
Sillën e pështillen
asgjë s’ka ndryshuar,
që disa vjet
për çanta është biseduar.
Çantat plot libra,
por pak njohuri,
nxënësit e vuajtur
nuk kanë lumturi.
/www,QendraPress,com/