Çaste poetike me poeten:Esmeralda BREGAJ
U gdhende biri im
————————-
U gdhenda dhe unë o miq
Me ca shkarpa ngarkuar si kërriç
Me ca halle trazuar
Me ca bekime gatuar.
Aty ku oxhaku ti pjek hallet
Aty ku prushi ti zien mallet
Aty çaloj e këmbë zvarrë
Këtë jet do e jetoj dhe pse gjysmë i gjallë.
Pa leje ndërtimi i ngrita vuajtjet me radhë
Tokë moj e shkreta s’të pyeta më parë
Dhe erdhi dita o miqtë e mi
U bëra me tokë dhe me tapi.
Tani po ju lë të lirë
Mendime e halle
Lule që zbret në male
Gonxhe që su mplake
Ohh sa shumë u dashke
Cigare te lodhura
Verë e kuqe plot shije
Rrotulluar te ulluri nën hije
Që vin erë labërie.
U gdhenda dhe unë o miq
Mbret e jo më krriç
Botë hapi krahët
Se biri yt ti di anët
Krenari qe zbret nga valët
Kur hëna të puth te krahët.
U gdhende biri im.
/www.QendraPress.com/