E mërkura poetike me poeten;-Selvije  KADRIU

MOS QAJ

———————–

Fshije lotin

nga ata sy të bukur

kam frikë

do tê verbohen

nga njelmësia e tij

Fshije lotin

ti e ëmbla e asaj

që unë e doja pa fund

frikësohem ajo të shikon

nga lart

e do t’mërzitej

shumë

Ti e di që ajo

qeshte me lot

e para teje

nuk qante dot

Fshije lotin NAFI…

/www.qendrapress.com/