E mërkura poetike me poetin;- Hajri LAMAJ
Kur fletë dashuria.
=================
Nën hijen e lisit,në lëndin tek lumi
Ëngjëjt bashkë me ty i kishë kapur gjumi
Fjongon përmbi ballë era ta përkundi
Në cepat e fjongos ,vallzonte pëllumbi.
Pak më tej nga lisi,rridhnin dy burime
Aty pinte ujë djal i zemrës sime
Kur,më puthte buzën dorën mbi ballë vinte
Zjarr i shpirtit tij,prushë i zemrës sime.
Kur,të vij behari lartë në fshatë do shkoj
Në lëndin do ulem të pi ujë në krua
Aty do pres djalin ,dua ta takoj
Do t’ja them pa ndrojtje se sa shumë e dua.
Kur,flet dashuria s’ka kushte ,kufi
Do ta lë qytetin me ty në fshat do ri
Disa salltanete në fshat s’do ti kem
Por,në krahët e djalit,si mbretëresh do jem.
/www.qendrapress.com/