E mërkura poetike me poeten;-Blerta BASHA
Parajsë në tokë!
———————————–
Ah, një ëndërr universale më sëmboi në zemër,
Nga dritaret e mallit pikonte dashuri magjike,
Parajsë në tokë pash në lulishten e paemër,
Shpirti vadiste lulet me poezi triptikë.
S’doja të zgjohesha nga kjo parajsë e” vërtetë “,
Shikoja yjet që shkëlqenin më shumë se ç’do natë
Hëna buzëqeshte me buzët e bukura ndalur tek retë,
Dhe unë në parajsën përrallore ndjehesha Borëbardhë me fat…!
S’doja të zgjohesha nga kjo ëndërr e pafund,
Dhomat e zemrës pikonin mjaltë dashurie,
Në kupë të qiellit zëri im, kujtime shkund,
Më mbështill ëndërr të lutem me grimca lumturie.
/www.qendrapress.com/