E mërkura poetike me poetin;-Nexhat REXHA
UDHA PAMBARIM
————————–
Shportë e mbushur plot
me iluzione
Ecjet zbrazin shikimet
në parafytyrim
Kur kthehemi nga fillimi
prekim hapat e gjurmëve
Mbetemi po të njëtit kalimtarë
mbi urën e jetës
Pa i vënë pikën udhës
pambarim
Kalorësi bredhjesh në fate
të pashkruara
Në kërkim përjetësie ruaj vetëm
çelësin e kthimit
Bremen, 7 janar 2025
/ww.qendrapress.com/