Masakra e Reçakut, dhimbja që nuk përfundon asnjëherë……

                     Torturë e pashërueshme e një ndër tmerret më të mëdha, janë disa nga përshkrimet që të mbijetuarit e masakrës së Reçakut, ia bëjnë ditës së 15 janarit të 1999, ku forcat serbe vranë e masakruan 45 persona. Tek kanë kaluar 25 vite nga kjo masakër, familjarët e të vrarëve thonë se iu është zbehur besimi se kryerësit do dalin para drejtësisë

Lotët e dhimbja për vajzën e bashkëshortin që forcat serbe ja vranë e masakruar më 15 janar të 1999, nuk i pushojnë asnjwherw

Mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999 forcat serbe vranë 45 civilë, ndërkohë që po kjo masakër alarmoi bashkësinë ndërkombëtare për të kthyer vëmendjen nga Kosova. Më 15 Janar 1999, forcat ushtarake e policore serbe pasi kishin zënë dhe i kishin arrestuar banorët e fshatit kishin fiolluar edhe likuidimin dhe masakrimin mizor të tyre.  Atë ditë në Reçak barbaroidët serbë  vranë dhe masakruan barbarisht këta 45 shqiptarë të paarmatosur: Lutë Asllani, Banush Azemi, Ragip Bajrami, Halim Beqiri, Rizah Beqiri, Zenel Beqiri, Lutfi Bilalli, Ajet Emini, Bujar Hajrizi, Myfail Hajrizi, Skënder Halili, Haqif Hysena, Hajriz Ibrahimi, Hakip Imeri, Murtez Imeri, Nazmi Imeri, Mehë Ismajli, Muhamet Ismaji, Ahmet Jakupi, Eshref Jakupi, Hajriz Jakupi, Mehmet Jakupi, Xhelal Jakupi, Jashar Jashari, Raif Jashari, Shukri Jashari, Fatmir Limani, Nexhat Limani, Salih Limani, Bajram Mehmeti, Hanumshahe Mehmeti, Arif Metushi, Haki Metushi, Ahmet Mustafa, Asllan Mustafa, Muhamet Mustafa, Sadik Osmani, Jashar Salihu, Shukri Salihu, Bajrush Shabani Ahmet Smajli, Sheremet Syla, Shyqëri Syla, Bajram Xheladini, Njazi Zymeri. Shefi i misionit Verifikues ndërkombëtar, z. William Wallker, pasi kishte parë të masakruarit në Reçak kishte deklaruar publikisht për mediet e botës: “Në Reçak është kryer një masakër. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve, kanë vrarë këta njerëz, që mua më duken bujq, punëtorë, fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu. T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them, kishte thënë z.Woker.