Kryetari Rahovecit Smajl Latifi nderon prof dr Sabahajdin Cena.

                   Kryetari Rahovecit Smajl Latifi,  në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të prof. dr. Sabahajdin Cenës, me bashkëpunëtorë, familjarë dhe degën e OVL-UÇK-së, bëmë homazhe te varri i tij, për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij.

Prof. dr. Sabahajdin Cena ishte një kontribuues i madh, si i penës ashtu edhe i pushkës, duke dëshmuar përkushtim ndaj lirisë dhe arsimit. Ai mbetet një figurë shembullore e guximit, dijes dhe përkushtimit ndaj kombit. Kujtimi për të do të rrojë gjithmonë, e vepra e tij do të jetë frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.

Lavdi jetës dhe veprës së prof. dr. Sabahajdin Cenës!/www.QendraPress.com/