Çaste poetike me poeten;Violeta Muco ANASTASI

Shtëpi e Heshtur

————————

Mirëmëngjes o shtëpi e heshtur

Me zemër unë të dua….

Plot thjeshtësi ti ke mbetur…

E shtrenjtë je për mua!

Më jep më shume mbrapsht…

Nga gjithçka që të kam dhënë

Të thura si të mëndafshtë

Në dritëzën me hënë!

Të dhashë zemrën time

Tek ty derdha rininë

Ndaj ti më sjell kujtime

Për ditët që më s’vinë…

Po ç’kam unë këtë herë…

Në kohë të përvëluar?

Në muret….në çdo derë

Shoh….jetën time shkruar!

Kur shoh fotografinë….

Me ballin porsi hëna….

Kujtoj…..ndërmënd më vinë

Sa sakrifica bëra!

Oh moj shtëpi e ëmbël

Në heshtje….më mban gjallë

E di sa rreh kjo zemër

E mbushur plot me mall…..

Ti lëmë këto …kët’herë

Dhe nostalgjinë ..të tëra…!!!!

Ta pimë bashkë kafenë

Të ëmbël sot e bëra!!!!

/www.QendraPress.com/