Çaste poetike me poeten; Adelina Dardha-HASKAJ

SPROVË

————————

Gjithmonë u nisa,

asnjëherë nuk erdha,

edhe pse moti luajti ndjeshëm,

dhe një pjesë trupi më mbeti

endacake,

të tjerat morën rrjedha

në akullnajat e skalitura

të acarëve.

Mbeta në dy skaje

të tendosura,

një linjë telefoni

ndjek vijat e hekurudhës,

një valixhe

pret në stacion.

/www.QendraPress.com/