Çaste poetike me poeten;Farie BISHA
Kur nuk mund të pikturoj…
—————————————
atëherë, ajo që më mbetet, të paktën,
është të shkruaj diçka të bukur
nën heshtjen e hënës.
Trupi çlodhet si një felin i Savanës,
ndërsa mendja shkëputet nga përditshmëria
, purgatori i jetës.
Pa e kuptuar, lodhja —
demon i së vërtetës —
më shtyn në një ëndërr,
në një paralele formë tjetër.
Dua të ngjitem shkallëve,
të shoh qiellin,
të kap pafundësinë me dorë…
Por lartësia s’më bind.
Vizioni mbetet i pjesshëm,
si harku i një dashurie të vjetër,
për një perëndim të flaktë,
të denjë për ngjyrat që i përkasin.
Herë pas here kthej kokën,
botën nga lart ta shikoj.
Dëshirë e përhershme,
madje edhe kur jam zgjuar.
Këndvështrimi im,
i rri jetës
si kapiteni stuhive të detit,
të shumëzuar me rrënjën katrore të zemrës.
Mendimi ndriçon si vetëtimë,
mbështjellë me misterin
e agimeve të shpresës
Farie Bisha. Luzern 16.1. 25
/www.QendraPress.com/