Çaste poetike me poeten;Alma Gjelaj SHKOZA
Një lutje për hënën e zemëruar
———————————–
Ahh moj hënë sonte po
me dukesh e mërzitur
Fol moj e uruar a ke për
të më thënë diçka mua.
Por, mos me rri e zemëruar
Se kam frike nga errësira
Mos më lërë ne terr
Por., ndriçoje shpirtin tim
Se kam frikë nga errësira
e ka emrin jo njeri
Ahh moj hënë ti je e rrethuar me yje
E kurrë vetëm si unë ti jo nuk je
Por, kam frikë nga errësira
se e ka emrin jo njeri
Ehhh moj hënë e bukur
me trego se ti din…
Sepse nuk kam për ta harruar
Se ti kurrë e vetme jo nuk ndjehesh
E me thuaj fli i qetë o njeri
Se nuk do te dëgjosh me uturimë
Se sot flitet veç me pëshpëritje
Se te mirët i kane flakur,
e mbeten te ligët që bëjnë pazare
Ahh moj hëna ime mos me bëj
dhe ti pëshpërime
Se nuk kam frikë nga errësira
As nga dhimbja qe kam frikë
Por kam frikë nga egërsira
qe e ka emrin jo njeri
Ahh moj hënë që shpirtin
unë nuk mund ta ndryshoj dot
Por, nuk mund te mbaj dot as mëni
Me thuaj e me trego sepse
kurrë skam për te harruar
Ahh moj hënë,a nuk po mi tregon
Dhe së bashku ne mund ti qajmë
Të gjithë hallet e dynjasë
/www.QendraPress.com/