Çaste poetike me poeten;Lubi TOTA
SA MË DHËMB AI LOT I NDARJES
————————————————–
Sa më dhëmb ai lot i ndarjes.
Zemra dysh më ka coptue
Marr një laps edhe një letër,
Dy fjalë shpirti me ti shkrua .
Dal në derë e vështroj rrugës,
Ku ka shkelur këmba jote,
Lot prej mallit përvëlues,
Mallkoj rrugët e kësaj bote,
Lotët shpesh vijnë prej vetiu,
Se një mall më djeg në zemër.
Ah’ gurbet ti qofsh mallkua
Tu harroftë ai i ziu emër.
Sa më dhëmb ai lot i ndarjes,
Përqafimin se harroj dot,
Marr të shkruaj ty një letër
E ngjyej penën nëpër lot,
Trandafilat që kanë çelur,
S’kan aromë,s’kan lezet,
Më mungon prania jote,
Malli e dhimbja po më vret,
Numëroj ditë, numëroj muaj,
Edhe vitet i numërova,
Sa më dhëmb ai lot i ndarjes,
Ditë e natë për ty lotova.
/www.QendraPress.com/