E mërkura poetike me poeten:-Shpresa DHIMA

QYTETIT TIM

——————————-

Qytetit tim…

Muzgu bije ngadalë

Kurora e shenjtit Tomorrë, duket në re

Fushat vishen ,brymës së bardhë

I mjalti qyteti imë Myzeqe.

Këtu njerëzit lindin ,fisnik, punëtorë, e bujar

Sofra shtruar dhe portat çelur ngaherë

Dashuri njerëzore buron gojës çdo fjalë

Këtu pranvera kurrë nuk shter.

I ndezi dritat qyteti imë

Lampadarët ndriçojnë …

Shtëpive të bardha fisnike

Ashtu si dikur kur priteshin delegatët

Kongresmenët e Kombit në shtëpinë Mitike.

Qyteti imë i bukur ,i pastër ,plot jetë

Djersa e ballit xhevahir sofrës tënde

Me djemtë e vajzat si nure…

Qyteti imë gjelbërimit çdo stinë.

Lartë mbi kodra të prehen dëshmorët

Ti sot ke veshur ngjyrën e kuqe,

Kudo valëviten flamujt

Pret sot nga të katër anët

Tek ti të vijë Shqipëria.

Si dikur kaluan ata burra

Aty u hodhën hapat e parë,

Aty u vendos fati , Shqipërisë Mëmë!

Ti mban mbi supe lavdinë

Ti mbi gjithçka ke vatrën, lirinë, Shqipërinë!

/www.QendraPress.com/