E mërkura poetike me poeten:- Arjana Fetahu GABA
As zog s’të vjen të viziton
————————————
Ikin vitet,
Si gjethe të një vjeshte të trishtë,
Pa kthim,
Si e marrë poshtë e përpjetë ikën jeta,
Me rrokullimë.
Atëherë kupton, kur nata ngryset,
Diçka të mundon,
Ikin gëzimet,
Zvogëlohen miqtë,
Dhe fryma ngushton.
Nga ajo kujtesë që u mburrje,
I lumtur je që ke harruar,
Ca plagë që të jepnin dhimbje,
Dhe pse t’kishin burrëruar.
Dhe ti ecën ,
Përtyp në mëndje,
Copëzat e ditëve më të këqija,
Dhe thua,
Më mirë që shkuan,
I di vetë punët perëndia.
Paçka se t’kurrem si ditë dimri,
E rrudhem si kalli i thatë,
Në ditët e mia më të keqja
S’mendova kurrë “se kam të gjatë”.
Ka kohë si copëza të një enigme,
Syri më ndahet,
Sa herë e kthej kokën mbrapa ,
Më qahet..
Tashmë në karrige që lëkund pleqërinë,
Pak perde të hapur shpirti kërkon,
Mbi xhamin pluhurosur ,
Nga erërat,
As zog s’të vjen të viziton!
/www.QendraPress.com/