E mërkura poetike me poeten:-Laureta MALAJ

KU JEMI ?

—————————-

Ku shkoi dashuria që kishim ne të gjithë?

Ku u tretën ëndrrat, pse jemi kaq të trishtë?

Buzëqeshjet dikur ndriçonin çdo fytyrë,

tani veç heshtja na mbulon me errësirë.

Ku janë ato zemra që rrihnin plot gëzim?

Pse sot mbajnë brenga,pse humbëm besimin?

Në sytë e çdo njeriu shoh frikë dhe trishtim,

një botë që harron se dhembja ka shpëtim.

Ku mbeti fjala e ngrohtë,plot mirësi?

Pse zemrat ftohen,humbin çdo njerëzi?

A thua humbëm shpresën,a thua humbëm ne?

Apo dashurinë e varrosëm përmbi dhe?

Ku është malli që na mbante të bashkuar?

Ku janë vlerat që i kishim trashëguar?

Të mjerë jemi ,nën qiellin e ngrysur,

humbasim veten në një botë të krisur.

O njeri, zgjohu, mos shkel më në terr,

gjej prindin tënd, vëllain, shokun merr!

Pasuria s’vlen,as kulla ,as ar ,

veç dashuria e shpirtit ,bën shpirtin e vrarë .

/www.QendraPress.com/