E mërkura poetike me poeten:-Diana MEHMETI
Më është
djegur shpirti për
një dorë
të artë si
dora jote…
Mezi po pres,
Në liqen shprese
laj minutat,
Shpirtin ma
ndez e më liron
shputat!
Ti je si ëndërr
me puth pa puthur
buzën e ndezur,
Më prek pa prekur
Më zgjon nga gjumi
Më ngjall të vdekur!
Dua të puth me
zjarr të shtuar
Gjokset…gjokset
mbaj në duar
Të shtrëngoj
në përqafim
shërojë plagën e
pa’ shëruar
Mbi qerpikun
lotët më ngrin!
Më sheh
qerpikun si
përpëlitet,
Zemrën e artë që
përplas krahët
Në fluturim
Gati të niset…!
Në fluturim
/www.QendraPress.com/