E mërkura poetike me poetin:-Qazim THAÇI
As acari i regjimit nuk të ndaloi ta doje Kosovën
/Nait Hasanit,ndër prijatarët e UÇK-së/
Zë lirie ishe, kur ndër këto troje, reshte urrejtje
Atëherë,shpirti yt rinor kishte frymëzim atdheu
E ndër dej rridhte gjaku me aromën e lirisë
Kur si lulebora paralajmëroje rrugën e kësaj kohe
I ngjaje Anteut,me forcë nga toka që rizgjohej
As acari i regjimit nuk të ndalonte ta doje Kosovën
E loti Nanës të jepte frymën se dielli lind përsëri.
Për të ardhur në Randobravën tënde fitues
E lirinë ta ndaje nëpër hardhitë rrushit si kujtim
Duke kujtuar mësuesin Xhavit e lojën e fëmijërisë
Kur At-dheu nisi rrugëtimin për të ardhur në cak.
Forca e Anteut e shpirti zt u bashkëdyzuan në një.
/www.QendraPress.com/