Çaste poetike me poeten;-Kristina Ndoci TINA
Dashuri e paprovuar
——————————————————–
Ec rrugës e vetme këtë mbrëmje prag dimri e brengosur,
pse,më pyet ajri dhe era që fryn e unë jo si përgjigjem dot,
vazhdoj ashtu e lodhur të ec taman si një zog i plagosur,
ndihem jo mirë,gjithçka dhemb e sytë më mbushen me lot.
A e dëgjon lutjen time ti mike o Hënë e bukur e bronztë,
sa duhemi vetëm ti e di e askush tjetër jo në këtë botë,
dashuria është mbrapa hidhërimit poshtë yjeve vjollcë,
dëgjo si tingëllon me ritmin e zemrave çdo tingull e notë.
Ndriço të lutem sonte se dua ta shoh dhe jam e bindur,
do ulem duke shkruar me zemër vargje dashurie të paprovuar,
ndofta do shihemi si të panjohur me zinxhirë të njëjtë lidhur,
ndofta do ti këndoj këto vargje me tinguj shpirti kompozuar.
Në detin e jetës sa herë s’mbrapsen e mblidhen të njëjtat pika,
Ai sillet me imazhin e tij,ndofta si një gjurmë dije në kujtesë,
e ndjej se do ta dua dhe një jetë pas kësaj,pa replika,
do ta dua pa mëdyshje sa herë të ringjallem pasi të vdes.
Eh dashuri e paprovuar do mbesë si mbulesë e yllit polar,
Ai në thellësi të shpirtit ka mbetur si shenjë e pavdekshme,
në kopshtin e bukur të dëshirave kujdeset si një kopshtar,
e unë përulem para tij për tu lutur për dashuri të përjetshme.
/www.QendraPress.com/