Çaste poetike me poeten;-Barie ÇUPI

THIRRJE E HESHTUR

——————————-

Zbrit e gjegjju malit me pisha,

me zërin antik të një agonie,

ktheji në melodi,të ëmblat hapësira,

ti baladë e zjarrit me varg poezie.

Sillju e zbute mallin në shtrëngata,

pa lotin e kripur,ku bërtet e vërteta,

në befas nxito,mos prek në lëngata,

nëpër fije drite,të rrin çelur jeta.

Bujtis trëndafiltë,e qeshu si diell,

si udhëtare e duruar skano mirësinë,

forca jote e fjalës,të lexohet në qiell,

si një libër i artë,ku le peng dashurinë.

Pikët të gjallëve,merrua paqësisht,

të vdekurve në heshtje lypu rehatinë,

pa i zgjuar ëndrrat,krisur përjetësisht,

pa i prekur dhimbjet,që jastëk të rrinë.

Mbërthyer nën lëkure,klithmat ëngjëllore,

në ngjyra harkuar,si ylber në shi,

rri fllad i butë,si mëngjeset pranverore,

se vetëm në mbi’re,s’të pëshpërit njeri.

/www.QendraPress.com/