Përurohet rruga ‘’Shuaip Spahiu’’,një kryevepër e Prizrenit/ose Venecia kosovare/
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, kryesuesja Antigona Bytyçi, nënkryetari i kuvendit Levent Bush,drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj, drejtori Inspektorateve Islam Ukimeri, dhe Nait Hasani, solemnisht prenë shiritin e inaugurimit të rrugës ‘’Shuaip Spahiu’’, që tashmë është një kryevepër e Prizrenit, për faktin se ka krijuar një pamje magjepse buzë Lumbardhit. Lidhur me këtë përurim kryetari Totaj tha se ky është një projekt madhor që ishte planifikuar kohë më parë, por fal angazhimit konsekuent të punëkryersit e projektit të drejtorisë së Shërbimeve Publike sot është kryer kjo rrugë, e që presim shumë shpejt të përurojmë edhe sheshin ‘’Shadërvan’’
këtu janë kryer punët nëntokësore e mbi tokësore ndriçimi dhe të gjithë tjerat.
Çelë Lamaj mjaft i entuziazmuar pohoi se sot, po e përurojmë këtë rrugë, që nesër mund të jetë edhe sheshi’’Shuaip Spahiu’’. Kz është një nga projekt tona e në kemi edhe projekt tjera sa i përket Qendrës historike të Prizrenit, punët këtu janë kryer nga një kompani serioze dhe profesionalisht, e presim që edhe në të ardhmen këtë pjesë dhe kalldrëmin ta vendosim aty ku duhet e si duhet. Ceremoninë e këtij urimi e përcollën edhe me pika valëzimi anëtar të SHKA’’Agimi’’ duke madhështuar këtë ceremoni.