Çaste poetike me poetin:- Rexhep F. Morina
STINA E SHARJEVE
——————————-
Rrëmujë shkon jeta e puna në këtë vend,
Lëmsh në tubime,e rrokopujë në kuvend.
Nuk del asnjë njeri,me mend të flas urti,
Sharja në stinë dimri mes tyre është veti.
Shajnë ata të rinjtë,shajnë dhe të vjetrit,
Në anën tjetër zhvatin pasurinë e shtetit.
E shajnë njëri tjetrin,hedhin gurë e baltë,
Duan turpin si flamur ta ngritin më lartë.
Shajnë për të gjithë, për secilin veç e veç,
Bashkë të katandisur, janë si mos më keq.
Kudo shprehin hapur,marrëzi e çmenduri.
Në dilemë e vënë gjakun, derdhur për liri.
/www.QendraPress.com/