Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Arsinoi Zengo KALLCO
Kur qan një grua
—————————–
Jam një grua
Jam një zemër
Jam një shpirt
Jam një femër!
Të qajë një grua është pasuri
Të derdhi lotin është mençuri
Mos e gjykoni nëse ajo qan
Sepse në vete ajo vlera mban!
E brishtë e pastër mbetet unike
Gruaja që qau ka vojtur ndër vite
Doje, shtrëngoje pas vetes afroje
Gjithë jetën tënde atë dashuroje!
Grua e çiltër dashuro dhe vuaj
Mes lotësh ti qesh atij i thuaj
Nuk jam e dobët dhe qaj për ty
Një grua që qau mëkatet ti lau!
Mos guxoni tja merrni për dobësi
Lotët e saj nuk i pa njeri
Sikur ta dinit mrekullinë e saj
Krahët e dashurisë trëndafil të artë!
/www.QendraPress.com/