Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Avni NEZIRI
NËPËR QIELL
—————————————-
Ç‘aromë e shije e freskët mëngjesi
paska mbuluar vendin tim
me rreze ngrohët përkëdhelë dielli
shndritë ëmbël ajo kaltërsi qielli
çetë ëndrrat fluturojnë e shëtisin
stolin e kopshtit, freskitë qëndisin
yjet bredhin nëpër qiell t’zhuritur
gjethet fluturonin në ëndrrën e habitur
lehtas shtrihen n’tokë, rrezet e hënës
ëndërroja varrin e babait dhe nënës
mbështjellë në mall të pa shuar
shtrëngoja krah e duar nënë e baba për të përqafuar.
/www.QendraPress.com/