Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shukrije GASHI
KOSOVA NUK ESHTE MONEDHE KUSURITJEJE
————————————————————-
Lirisë ende n’gjysëmshtizë plagët i pikojnë gjak
Heronjtë kurrë pushuan te qete as nesër
nder varre pa tik-tok e spote kujtese
je mordje e tërbuar Vëllavrasja ua lëkundë eshtrat me
fishkëllima sirenash shurdhuese
A thua tash sa vjet kujt me shume i dhembe
harrimi për vrasjet makabre pothuajse dje
tokës se djegur te Kosovës pikëllim
Ne lapidare Ata stolisur janë ec me puplat
e veta hiret e Lavdisë për jetën
Një mordje e re vërgëllime shpatash
vërdallë tryezave te huaja lakmia ha ëndrrat e Tyre
Çakejtë e kukuvajkat hëngeshin kryet e vete me turp
edhe 1600 viktima kërkojnë prehje ne token
e vete me varre e plage ende te hapura
shpagim jo kuturu
Kosova nuk eshte monedhe për kusuritje
Liria ka Emër askush mund ta shlyej
atë asnjë paçavure AI algoritmesh Krrokame
Vëllavrasja nuk është zgjidhja
Historia mba vulën e Rrugës se Jetës
Paqja është kujtesa kush ishim dje e nesër
/www.QendraPress.com/