Çaste poetike me poetin;-Myrtez ASLLANI
HËNA DËSHMITARE
———————————–
Hëna dëshmitare
që asaj t’i tregoj
qe n’dhomën e errët
në vetmi jetoj.
Hëna kur ndriçon
zhduket errësira,
atëherë shpresoj
për ditë më të mira.
Hënën e vështroj
dhe i lutem shumë,
shko deri atje
ku të porositi unë.
Ajo ndodhet larg,
po unë do të shkoj
porosinë tënde
në vend do ta çoj.
Do t’i them se vuan
dhe rri në errësirë,
shko sa më parë
njeriu t’jetoj mirë.
Hëna porosinë
e kishte dërguar,
s’vonoi shumë kohë
dhe ne u bashkuam
/www.QendraPress.com/