Çaste poetike me poeten;-Diana MEHMETI

Jam rritur vetëm të tregoj respekt

—————————————–

Jam e edukuar dhe trokas

para se të hapet një derë

Përshëndes dhe

Them në emër nderi

Ju lutem,më fal,

faleminderit…

Respektoj të vjetrit

Them po ose jo me përulje

Ndihmoj të tjerët

Jo se kam më shumë por…

E di çdo të thotë

vuajtje!

Lotët e fëmijëve më kanë rënduar

Më shumë se

Gjithë bota!

Kam fal ata që më kanë dëmtuar

me largimin tim Dhe ata kanë qarë për mua!

Ulem dhe bisedoj me ata që jeta i dënoj…

Shtëpi kanë një karton o një kopertë të vjetër,

në shi erë,borë presin nga

një dorë tjetër…

Ulem ,këndojmë hamë ndonjë

 hamburger qeshim si të mitur

Duket një jetë e re që për një

moment zhduk botën e grisur!

U rrita për të ndihmuar njerëzit

Ashtu si dëshiroj dhe unë të më trajtojnë…

Një buzëqeshje një respekt nuk kushton por

Vlen shumë kur e dhuron!

/www.QendraPress.com/