Çaste poetike me poetin;- Jahe FIDA
Lëmoshkërkueses pa emër!
——————————————–
U ktheva për të të parë në qoshen
Në atë qoshe të errët e të ftohtë,
ku rrije strukur , mbledhur grusht
e dorën shtrirë për një çikë lëmosh!
Devijoja rrugën vetëm për ty
Për të të parë aty fytyrë engjëllore
Për të të lënë aq sa kisha mundësi
Dhe pse ty asnjëherë s’më kërkove!
Ah, shtanga dhe më shpërthyen lot
Kurrë në atë qoshe nuk të gjeta
E duart puthitur, duke iu lutur të madhit zot
Si pash më e dot nuk i preka!
U ula preka tokën ku uleshe Ti
U luta , u luta për ty me lotë në sy
Ritual më është bërë aty çdo ditë kaloj
Buçet lulesh shumëngjyrësh për ty çoj!
S’të harroj dot ty lëmoshkërkuese
Të strukur e kruspull mbledh
Si hartoj dot ato pamje shokuese
Kur, dhe, ndonjëri romuze të ka hedh!
Më godiste atëherë ajo dorë e shtrirë
Sot po më godet mungesa jote
Vij e qëndroj në atë vend i mpirë
Qaj , vetëm qaj për ty, për jetën që pate
Këto buçet lulesh dhe këto lot
Le të bëhen për ty të bukura kurorë
Për ty lëmoshkërkuese, që emrin s’ta mësova dot
E që të të harroj do e kam shumë zorrë’!
/www.QendraPress.com/