Çaste poetike me poetin:-Arben ALLIU

Sytë Botën panë.

————————-

Dy zogj po pushonin

në një degë trëndafili,

zërin jua dëgjoja

a thua zë bilbili.

Doja ti shikoja

zemra po me rrihte,

ti merrje në dorë

nga dega e trëndafiltë.

Shpejt zogjtë kuptuan

që zemra po me rrihte,

me hapen ekranin

me ndriçuan sytë.

E kur sytë me panë

keta zogj të bukur,

doja ti thithja

në kraharor strukur.

Me sy botën pashë

pashë zogjtë krahëshkruar,

porte hapur jua lash

edhe sofrën shtruar.

/QendraPress.com/