Çaste poetike me poeten;- Estela Taraj DAULLE

Qeshi fatit!

————————————-

Fati bekim i dhuruar!

Ndonëse të vjen herët a vonë për tek

ty patjetër ka për të vrapuar!

Mos lejo pritja të ngurtësoj!

Qeshi fatit zemrës paqe dhuroj!

Shiko drejt udhës tënde dhe ne mendje

gozhdo ato ditët e vështira kush të tha se të do?

Pas diellit akullnajat pësojnë trasformin dhe më beso

edhe ortekut më të mëdhenj si pikla ujë rrëshqasin!

Duaj kur duhesh !

Edhe fal pas pendesës!

Sepse zemra torturohet mes dhimbjes!

Vizatoje jetën me nuanca lumturie dhe më beso

ke për të shijuar më të mirën shije!

QendraPress.com/