NJË MANUAL JETE!

—————————–

Zhvishi gjërat

ushqeje dashurinë

brumose veten,

përkushtoju përparësive

shfrytëzoje kohën

vishe jetën!…

Mësoje veshin të përzgjedhë

mprehe fantazinë

interesohu gjallërisht,

investoje shpirtin

rikrijoje botën

ndrysho qëllimisht!…

Ngrihu mbi të shkuarën

fillo nga fillimi

guxo për të shpresuar,

edukoji ndjenjat

ec me dinjitet

vetëdijen mbaje zgjuar!…

Ndrysho për mirë

ndiko pozitivisht

duaj në thellësi,

pasurohu me dhënien

fitoje njeriun

beso në përjetësi!…

/QendraPress.com/